Alarm për tifozët e Interit, Icardi përfundon në Kinë?
Mauro Icardi po kalon përiudhën më të vështirë tek Interi që pas transferimit në vitin 2013 nga Sampdoria.

Argjentinasit iu hoq shiriti i kapitenit 1 muaj më parë dhe ai tashmë nuk ka zbritur në fushë për zikltrit.

"Corriere Dello Sport" ka bërë me dije se një plan i presidentit Jingdong Zhang është që të marrë të njëjtat masa që mori dikur për brazilianin Ramires, të cilin e transferoi te skuadra tjetër e kompanisë së tyre, Jiangsu Suning.

Drejtuesit e Interit duan ta shesin por çmimi do jetë i përcaktuar nga Inter dhe presidenti Zhang dhe nëse një ofertë e duhur nuk vjen në drejtim të tij, atëherë Icardi do të mbetet zikaltër deri në fund të kontratës së tij, por do të transferohet në Kinë, te skuadra e Jiangsu Suning.

Një takim mes Steven Zhang dhe Mauro Icardi është projektuar për ditët e ardhshme dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë situatë, do jetë Jingdong ai që do marrë situatën në dorë dhe do dënojë ish-kapitenin duke e djegur deri në fund të vitit 2021 në Kinë.

Shtuar më 13/03/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori