Barcelona është alarmuar me
shkallën e
lëndimit të Lionel Messit, i cili është dërguar në
spital, pasi u detyrua ta braktisë fushën e lojës pas vetëm një çereku lojë ndaj Sevillës ku pësoi një dëmtim në krah.
Messi pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar
shkallën e
lëndimit, edhe pse Cataluyna Radio raporton se argjentinasi mund ta ketë thyer dorën.
Shqetësimi në Barcelonë është logjike. Kjo pasi Barça do t’i ketë dy ndeshjet tejet të rëndësishme javën që vjen. Të mërkurën do të ndeshet me Interin në Champions League, dhe pastaj me Real Madridin në La Liga të dielën.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 23:25