Alarm te Juve, pas Vidal dëmtohet edhe Tevez
Pëlqej
Tjetër problem për Juventusin pas dëmtimit të Arturo Vidal, i cili do të qëndrojë për të paktën 20 ditë jashtë fushave të blerta. Në seancën e fundit stërvitore Carlos Tevez ka pësuar një dëmtim muskular, duke e detyruar të braktisë menjëherë përgatitjet për sfidën e fundjavës me Udinesen. Edhe pse nuk jepen detaje për shqetësimin që ka Tevez, është e sigurtë mungesa e tij në disa ndeshje.

Sulmuesi argjentinas nuk mund të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për sfidën e radhës në Serie A, dhe me shumë mundësi do të mungojë edhe në takimin e parë të fazës së grupeve të Champions League ndaj Malmos si dhe me Milanin.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Vidal dhe Pirlos, Allegri duhet të bëjë edhe pa Tevezin, në vend të të cilit pritet të aktivizojë talentin francez Coman.

Për fazën sulmuese ish-trajneri i Milanit do të ketë në dispozicion Moratan dhe Giovincon, por asnjëri prej tyre nuk e ka bindur 47 – vjecarin për të luajtur titullar. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori