Alarm te Reali, dëmtohet Ozil (VIDEO)
Mesut Ozil me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për Real Madrid në finalen e Copa del Rey më 18 maj kundër Atletico Madrid. Fantazisti turko-gjerman pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së djeshme Real Madrid-Malaga (6-2).

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë stafi i Real Madrid: "Shpresojmë që evoluimi i dëmtimit të mso jetë shumë serioz, por duhet të presim", është shprehur Aitor Karanka. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori