Alarmi i shërbimeve sekrete gjermane: ISIS mund të sulmojë në "Euro 2016"
"ISIS mund të kryej sulme terroriste gjatë kampionatit evropian". Ky është alarmi i dhënë nga presidenti i shërbimit të inteligjencës gjermane Hans-Georg Maassen.

Konfirmimet se mund të ndodhin sulme terroriste nga ISIS vijnë edhe zyra federale gjermane që paralajmërojnë autoritet franceze që të rrisin masat e sigurisë.

Franca u përfshi para disa muaj nga disa sulme terroriste në disa zona të ndryshme të Parisit ku një i tillë ndodhi edhe pranë stadiumit ku po luhej ndeshja miqësore Francë-Angli.

Nga ky sulm ngelën të vrarë 130 persona dhe një sulm gjatë EURO 2016 nuk mund të përjashtohet. Shërbimet sekrete ende nuk kanë ndonjë informacion konkretë, por ekzistojnë zëra se grupet terroriste do të shfrytëzojnë faktin që do të bëhet një event i madh për të goditur sërish.

Shtuar më 28/05/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori