Alarmi për zjarr, gallatë në web me Robben-in (FOTO LAJM)

Arjen Robben
Pëlqej
Një ngjarje e papëlqyeshme ka ndodhur në hotelin ku është akomoduar Bayern Munchen në prag të sfidës së Champions League kundër CSKA Moskës. Rreth orës 21:45 të mbrëmjes së të dielës, një alarm për zjarr i ka detyruar të gjithë pjesëtarët e skuadrës gjermane, përfshirë këtu futbollistë, staf teknik dhe drejtuesë, të dalin në rrugë për të shmangur një tragjedi të mundshme.

Sigurisht që nuk ndodhi asgjë, madje sikurse shihet edhe nga fotot selfie, Guardiola dhe futbollistët e tij duken të qetë, megjithatë në një moment i ka përfshirë ankthi dhe frika për jetën.

Një prej futbollistëve me të cilin mediat dhe tifozët më shumë ka qënë Arjen Robben, i cili u pa shumë i trembur pas ngjarjes. Fotoja e tij teksa dukej i mbuluar me batanije jashtë hotelit ka bërë xhiron e botës ku nuk kanë munguar edhe shakatë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori