Alarmohen zvicerianët: Shqiptarët po na "vjedhin" talentet
Pëlqej
Futbolli zvicerian është i "pushtuar" nga futbollistët shqiptarë që nga klubet e deri te Kombëtarja e tyre.

Kujtojmë se te klubi i Zurich aktivizohen plotë 7 lojtarë me origjinë shqiptare.

Së fundmi në mediat e këtij vendi po thuhet se ata i tremben faktit se talentet e reja që po rriten në klubet e Zvicrës do të largohen nga aty për te Shqipëria ose Kosova.

Mediat zvicerane i kanë bërë jehonë mesfushorit Bastien Toma, i cili aktivizohet me Sionin në Superligën zvicerane duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur që të marrin informacion dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin për ta bindur të lërë Zvicrën. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori