Alarmohet Barcelona, ylli i skuadrës dëmtohet rëndë
Ditën e sotme klubi i Barcelonës është alarmuar në prag të ndeshjes kundër Atletico Bilbaos.

Bëhet fjalë për një dëmtim serioz të qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti.

Ky i fundit për shkak të lëndimit nuk ka mundur që të jetë i pranishëm as në stërvitjen e kryer ditën e sotme nga "Blaugrana" dhe sipas raportimeve në mediat spanjolle, ai do të qëndrojë larg fushës disa muaj.

Ky është një problem serioz për trajneri Valverde, pasi edhe mbrojtësi tjetër, Gerard Pique nuk është duke kaluar në formë të mirë. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori