"Alarmohet" Belgjika, Kompany rrezikon Botërorin
Teknikut të Belgjikës i kanë mbetur vetëm dy ditë kohë për ta publikuar listën përfundimtare me 23 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Belgjikën në Rusi.

Por për Kombëtaren belge gjendja e Vincent Kompany është vërtetë shqetësuese.

Ditën e djeshme në ndeshjen miqësore Belgjikë - Portugali, Kompany pësoi një tërheqje të muskulit dhe u pa të dilte jashtë fushës duke çaluar.

Për Kompany ende nuk është bërë i ditur ekzaminimi i dëmtimit të tij dhe deri më tani ai është në rrezik të mos jetë pjesë në istën e lojtarëve që do përfaqësojnë Belgjikën në Botëror.

Martinez, megjithatë, është i gatshëm t’i japë kohë atij për tu rikuperuar dhe më pas të vendos çdo të bëjë. /albeu.com/



Shtuar më 03/06/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori