Alarmohet Milani, Raiola: Ibra mund të luaj jashtë Serie A
Milan është duke e pritur me padurim që të nënshkruaj me Zllatan Ibrahimovic për 18 muajt e ardhshëm, që të ndihmoj në sulmin e “hendikepuar”.

Deri më sot, rosonerët kanë qenë të bindur se sulmuesi suedez do të rikthehet në San Siro, por tani Raiola i jep kahje tjetër.

Agjenti i lojtarit ka thënë se Ibra mund të mos luaj në Serie A dhe skuadrat tjera të Evropës i kanë dyert e hapura.

“Nuk është thënë se ai do të kthehet domosdoshmërisht në Itali. Cilin nga tre klubet e interesuar do të zgjedhë? Kush e di, ne jemi të gjithë të lirë“.

“A mund të dalë në pension? Nuk do të përjashtoj asgjë, por është shumë pak e mundshme. Ibra është akoma shumë mirë“.

Raiola gjithashtu me shaka pranoi se mezi po pret t’i japë fund këtij transferi të veçantë.

“Ku do të doja ta shihja atë të shkonte? Larg meje, kështu që ai do të ndalojë të më stresojë!“, ka thënë agjenti me shaka.
Shtuar më 09/12/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori