Alarmohet Tirana, FIFA i bllokon merkaton për një borxh të konsiderueshëm
Tirana po përgatitet për afrime të rëndësishme në merkato, por së fundmi "Panorama Sport" mëson se bardhebluve i është bllokuar merkato nga FIFA.

Kampionët e Shqipërisë nuk mund të regjistrojnë dot lojtarë. Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj ish-futbollistit afrikan të Tiranës, Moktar Cise. Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin.

Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit dhe më pas të presin vendimin për zhbllokimin e merkatos.

Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.
Shtuar më 05/01/2021, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori