Albertini: Kasano pas 20 ditësh mund të vrapojë
Vazhdojnë takimet në spital për Antonio Kasanon. Sot ka qënë rradha e zv/Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Demetrio Albertini. Ish-mesfushori i Milanit, pasi ka dalë nga spitali i Milanos është shprehur për mediat duke thënë: " Është alegro dhe i qetë. Në dhomë ishte dhe mjeku. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i tij por edhe vetë Antonio", tha Albertini.

Më pas ish-milanisti shtoi: " Kishte mbetur i habitur nga qindra mesazhet që merrte çdo ditë. Antonio duhet të rrijë 15-20 ditë pushim absolut dhe më pas nëse do mund edhe të vrapojë", përfundoi Albertini.

Kasano pritet që nesër të lerë spitalin pasi duket se e ka marrë veten pas operacionit në zemër. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori