Albian
Ajeti ka trazuar ujërat në ambjetin kuqezi me një deklaratë të tij.
Ai prej muajsh shihej si tradhtar nga tifozët shqiptarë, pasi zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën në vend të ngjyrave të kombëtares sonë.
Kur është
pyetur nga mediat zviceriane se a është kontaktuar ndonjëherë nga
Shqipëria,
Albiani është përgjigjur: “Asnjëherë në mënyrë direkte. Ata kanë
pyetur Arlindin për gjendjen time, por jo për gjëra të rëndësishme. Kjo për mua nuk llogaritet”, shprehet
Albiani Ajeti. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018,
ora 18:00