Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin e garës së parë (VIDEO)
Pëlqej
Skitari Albin Tahiri, më në fund ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore. Pasi kushtet që mbretëruan ishin jo të mira, edhe vetë Tahiri e vlerëson si të kënaqshëm rezultatin, por shpreson në renditje më të mirë në të ardhmen.

“Kur e pash që garuesit e tjerë kishin problem vetëm desha të përfundoj garën”.

“Unë e përfundova lëshimin (i referohet garës së dytë) dhe vendi i 36-të nuk është i keq, unë arrita të jem në vendin e 36-të nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”.

“Unë pres që të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, ka thënë Tahiri për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gara e radhës është më 15 shkurt, Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori