Albiol: Asnjë telefonatë nga Juve e Milan
I kërkuar nga disa klube italiane si Milan dhe Juventus, futbollisti i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, Raul Albiol nuk ka ndërmend të largohet nga "Santiago Bernabeu", të paktën sipas asaj që deklaron agjenti i tij, Manul Garcia Quilon.

"Me Mourinhon janë raporte shumë të mira dhe futbollisti nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Ka një kontratë 5-vjeçare dhe luan në një klub të rëndësishëm", tha agjenti i Albiol.

Në fund ai u jep fund edhe spekulimeve për një interesim të dy "big-ve" të Serie A: "Nuk kam marrë asnjë telefonatë si nga Juve ashtu edhe Milan". /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2012, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori