Borussia Dormtund do të nënshkruajë me Paco Alacer për një marrëveshje të përhershme duke aktivizuar opsionin e blerjes në kontratën e tij të huzimit, në fundjavë.
Sulmuesi aktualisht është në huazim nga Barcelona dhe mund të nënshkruhet për 21 milionë
euro nga skuadra gjermane, me 2 milionë që janë paguar për huazimin e tij. Një tjetër 5 milion
euro do t’i
paguhen Blaugranëve nëse përmbushen disa kritere.
Sipas Bild ata janë të gatshëm për të nënshkruar një kontratë që do të përfundonte në 2023 dhe kjo mund të njoftohet zyrtarisht në një takim të anëtareve të dielën. /albeu.com
Shtuar më 23/11/2018,
ora 14:48