Alcacer: Tek Barcelona më trajtonin keq
Paco Alcacer ka treguar për kohën e tij tek Barcelona, para përballjes së Ligës së Kampionëve Dortmund-Barcelona.

Ky takim do të jetë mjaft interesant edhe për Ousmane Dembele dhe Paco Alcacer, pasi të dy luajnë kundër ish skuadrave.

Para kësaj ndeshje, Alcacer ka folur për mediat, ku ka treguar se sa keq e trajtonin njerëzit gjatë kohës kur ishte tek kampionët e La Ligas.

“Do të vendos në atë moment” ishte përgjigja e tij kur u pyet nëse feston në rast goli kundër Barcës. “Kam respekt për shumë njerëz atje. Shumë njerëz u sollën mirë me mua, por të tjerët u sollën shumë keq” ka thënë Alcacer, transmeton lajmi.net.

“Tifozët dhe shokët e skuadrës ishin të mirë. Por, sikur në çdo punë, nëse të besohet, ti jep më të mirën, nëse nuk të besohet, ti nuk e jep” ka shtuar lojtari spanjoll.
Shtuar më 15/09/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori