Alcantara dëshiron rikthimin tek Barça
Thiago Alcantara nuk pranon të rinovojë kontratën me Bayern Munchen pasi dëshiron të rikthehet në Spanjë.

Sipas asaj që raporton gazeta “Bild”,drejtuesit e klubit gjerman janë bërë me dije nga mesfushori se nuk dëshiron të ulet në tavolinë për të biseduar rreth rinovimit të kontratës e cila skandon në 2021-shin.

Në Spanjë, 28-vjeçari dëshiron të ribashkohet me Barcelonën. Me fanellën e katalanëve Alcantara ka mundur të fitoje 4 herë titullin kampion në La liga duke u projektuar si pasuesi i Xavi Herndez por iberiku u transferua në Bundesliga në 2013-tën.
Shtuar më 11/12/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori