Alcantara kundër Barçës: Nuk më deshën
Ka mjaftuar veshja e vetëm dy herë e fanelës së Bayern Munchen dhe Thiago Alcantara kthehet kundër ish-skuadrës së tij. Mesfushori i talentuar që kaloi nga Barcelona tek kampionët e Europës dhe Gjermanisë vetëm pak ditë më parë, sulmoi ish-skuadrën e tij duke deklaruar se nuk "bëri asgjë për ta mbajtur atë".

"Tek Barcelona nuk më donin dhe nuk bënë asgjë për të më mbajtur", tha ai për gazetën spanjolle "AS".

Më tej, duke folur për aventurën e re, të porsanisur 22-vjeçari tha se ndjehej mirë tek Bayerni dhe se nuk i trembej konkurencës së madhe.

"Këtu tek Bayern ndjehem mirë dhe dua që të fitoj trofeun e parë me këtë fanelë, sa më shpejt", shtoi ai.

Sa për fitoren ndaj trofeut të parë, Alcantara ka mundësi ta sigurojë atë që ditën e sotme ndaj Dortmundit ku Bayerni do të diskutojë trofeun e Superkupës së Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori