Alcantara refuzon të prek tabelën e famshme në Anfield, kjo është arsyeja
Thiago Alcantara së fundi ka kompletuar transferimin te Liverpool, dhe menjëherë ka fituar dashurinë dhe respektin e tifozëve të kësaj skuadre.

Mesfushori spanjoll la Bayern Munich për t’iu bashkuar kampionëve të Premierligës.

Në prezantimin si lojtar i Liverpool, Thiago ka refuzuar të prek tabelën e famshme "This is Anfield" në hyrje të fushës së ‘Anfield Road’.

Lojtari ka thënë se nuk do të prekë tabelën e famshme, derisa nuk do të fitojë trofe me Liverpoolin.

Liverpool këtë sezon do të provojë të mbrojë titullin në Premierligë, pasi mbetet skuadra favorite për një gjë të tillë.
Shtuar më 24/09/2020, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori