Ernest Gjoka tregon të vërtetën e eliminimit të Kukësit
Pas eleminimit nga Kupa trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, u shpreh i mërzitur për eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Shqipërisë.

I pyetur sërish për aleancën mes Tiranës dhe Kukësit, ai vendosi theksin te mungesat e lojtarëve që skuadra e tij kishte në këtë takim.

“Mund të kishim dhënë më shumë. Po të kishim pasur grupin e plotë, do ishte tjetër gjë. Mendoj që edhe të shtunën nuk ishte shëtitje. Sot kemi sakrifikuar pasi kishim disa lojtarë me shumë probleme. Kukësi ka sakrifiku dhe është meritë këtu”.

Ne po vrapojmë dhe po përpiqemi shumë. Kemi dhënë maksimumin deri në fund të kampionat, për të realizuar objektivin madhor. Nuk mund të ulet ritmi nëse disa lojtarë stërviten individualisht. U sakrifikua sot që lojtarët e dëmtuar të jenë gati për kampionatin.

Nuk kishte aleancë. Sot kaq ishin mundësitë tona. Rangel vjen nga një kohë e gjatë rikuperimi, Guri u dëmtua në gju, ndërsa Ebong nuk është përshtatur me ekipin, ndaj kishim probleme në sulm”, u shpreh Gjoka.
Shtuar më 15/02/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori