Alegri: Fitore me çdo kusht ndaj Catanias
Tranjeri i Milanit kërkon fitoren në ndeshjen e sotme ndaj Catanias. Në konferencën e tij për shtyp në vigjilje të ndeshjes por edhe për mikrofonat e "MilanChannel" tregoi rëndësinë e këtij takimi megjithëse do ketë mungesa të rëndësishme.


“Kundër Catanias mjafton vetëm fitorja dhe jo loja e mirë. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Catania po kalon një moment të shkëlqyer. Ka mundur Interin dhe Napolin, ka barazuar me Fiorentinën, Lazion dhe Juventusin. Ne vijmë nga një muaj i rëndësishëm, ku kemi bërë rezultate për t’u ringjitur në klasifikim. Të dielën është sforco e fundit, duhet të jemi në gjendje t’i kuptojmë të gjithë, skuadrën dhe tifozët, rëndësisnë dhe vështirësinë e kësaj ndeshje. Nëse e kuptojmë do të jetë mirë, nëse jo do të komplikojmë ndeshjen", tha tekniku kuqezi.

Alegri nuk harroi të flasë dhe për Kasanon: “Shpresojmë ta kemi sa më shpejt të jetë e mundur midis nesh", uroi Max Alegri. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori