Alegri i zhgënjyer me barazimin
Tranjeri i Milanit, Massimiliano Alegri është parë shumë i zhgënjyer pas barazimit me Bate Borisov. Megjithëse ekipi i drejtuar prej tij e siguroi kalimin për në fazën tjetër, tekniku kuqezi nuk ndjehet i kënaqur me të besuarit e tij.

"Duhet të fitonim. Gabuam shumë prandaj dhe pësuam golin", u shpreh Alegri për mediat menjëherë pas ndeshjes.

Jo më pak i zhgënjyer është parë edhe kapiteni i skuadrës, Massimo Ambrozini, i cili u shpreh: "Duhet të fitonim që tia dedikonim Kasanos gjithçka".

Javën tjetër, Milani do ndeshet me Barcelonën në San Siro dhe do i dueht të fitojë që të marrë vendin e parë në grup. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori