Alegri me dilema të mëdha ndaj Catanias
Do të jetë një Milan i "arnuar" ai i së diels në drekë ndaj Catanias. Klubi kuqezi po vuan dëmtimet e shumta të lojtarëve, kryesisht në repartin e mesfushës me Noccerino, Seedorf, Gatuso dhe Van Bommel por edhe mbrotja nuk mbetet pas.

Tranjeri Massimiliano Allegri është në dyshime rreth formacionit duke parë edhe pezullimin e Kevin Prince Boateng.

Sipas asaj që raporton milannews.it, mbrojtësi Nesta nuk është i gatshëm dhe do të jenë në balotazh Yeoes dhe Bonera ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes mes Zambrotës, Antonini dhe Taiwo, vetëm njëri do veshë fanellën e titullarit.

Ndeshja Milan-Catania do të luhet të dielën, në orën 15:00, në San Siro dhe klubit kuqezi i duhet fitorja që të shpresojë më pas në një hap fals të skuadrave të kreut. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori