Alessandra Ambrossio zgjedh mes Neymarit dhe Ronaldos (FOTO LAJM)

Modelja italiane e Victoria’s Secret ka rrëfyer në një intervistë se është shumë e apasionuar pas futbollit dhe se ka shumë miq në këtë sport.

Duke komentuar marrëdhënien e saj të mirë me yllin brazilian Neymar, Ambrossio është shprehur se nëse do t’i duhej të zgjidhte, do të martohej me të.

Gjithsesi, duket se edhe Alessandra nuk i ka shpëtuar tundimit për yllin portugez Ronaldo, pasi pyetjes se cilin futbollist do të zgjidhte për të puthur, iu përgjigj pikërisht me emrin e futbollistit të Realit. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori