Alessio Cerci, ëndrra e Milanit
Pas blerjeve të Essien, Honda dhe Rami merkatoja e Milanit për janarin është cilësuar pothuajse e mbyllur. Megjithatë ëndrra e madhe e kuqezinjëve është sulmuesi i Torinos, Alessio Cerci. Pas shkëndijave të verës së kaluar Adriano Galliani ka vendosur të bëjë një tentativë për ta marrë Cercin në Milanello që në këtë sesion merkatoje. Oferta e Milanit për klubin granata mendohet se do të jetë 10 milionë euro për gjysmën e kartonit të Cerci, plus huazimin e Saponaras ose Birsas.

Por pavarësisht kësaj oferte të majme nga klubi kuqezi vështirë se Torino do ta lërë të lirë 26-vjeçarin të largohet që në këtë sesion merkatoje, pasi sipas presdentit Urbano Cairo, Cerci është i pashitshëm të paktën deri në verën e ardhshme.

Cerci do të ishte sulmuesi I krahut perfekt për trajnerin e ri të kuqezinjëve Seedorf në modulin 4-2 fantazia që ai përdor. Mesa duket blerja e italianit është ajo çka u ka kërkuar hollandezi drejtuesve kuqezinj në këtë merkato, dhe kjo të bën të mendosh se Barbara Berlusconi do të bëjë një sforco të madhe ekonomike për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit të saj. Një tjetër favor në krah të Milanit është edhe raporti i mirë midis dy shoqërive dhe kjo mund ta thjeshtësojë marrveshjen.

Por pavarësisht të gjithë këtyre fakteve, blerja e Cercit në këtë merkato do të jetë shumë e vështirë për Milanin pasi kanë mbetur dhe shumë pak ditë, dhe për Torinon do të ishte e pamundur për të gjetur një zëvendësues të denjë për sulmesin italian.

Klubi kuqezi po mendon një shkëmbim kokë më kokë me Napolin midis Armeros dhe Constant, me kolumbianin që do të vihej menjëherë nën urdhrat e teknikut Seedorf, por për t’u bërë e mundur kjo marrveshje duhet bindur lojtari nga Guinea, Kevin Constant. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori