Alessio Cerci te Milani, ikën Torres
Duket se ka përfunduar aventura e Fernando Torresit te Milani. Mediat sportive italiane bëjnë të ditur se Adriano Galliani ka gjetur marrëveshjen për shkëmbimin Torres-Cerci me Atletico Madrid për një periudhë 18-mujore.

Të dy këta lojtarë janë përdorur shumë pak gjatë këtij sezoni nga Filippo Inzaghi dhe Diego Simeone e për këtë arsye klubet kanë vendosur të shkëmbejnë futbollistët në fjalë.

Alessio Cerci do të zëvendësojë Keisuke Hondën, i cili do i mungojë kuqezinjve gjatë janarit për shkak të impenjimit të tij në Kupën e Azisë.

Ndërsa Fernando Torres është i mirëpritur në klubin ku u rrit dhe u dallua. Zëvendëstrajneri i Atletico Madrid pati deklaruar se do të ishte i mrekullueshëm një rikthim i tij.

Për zyrtarizimin duhet pritur viti 2015. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori