Alex Ferguson merr drejtimin e Manchester United
Manchester Unitedi e ka konfirmuar se Sir Alex Fergusoni do të kthehet në rolin e trajnerit të klubit më 26 maj të këtij viti, për një ndeshje në kujtim të sezonit kur “Djajtë e kuq” e kishin fituar tripletën, transmeton Gazeta Express.

Më 26 maj, Manchester Unitedi do ta përsërisë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, të sezonin 1998/1999, kundër Bayern Munichut, për nder në 20-vjetorit të asaj finaleje. Fondet nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi.

Përveç Fergusonit, në fushë do të kthehen edhe të gjithë lojtarët të cilët kishin qenë në atë lojë, para 20 vjetëve. Manchester Unitedi dhe Bayerni do të luajnë me po të njëjtat formacione dhe ndeshjen do ta referojë Pierluigi Collina.

Fergusoni u largua nga Manchester Unitedi në fund të sezonit 2012/13, pasi fitoi titullin e Premier Leagues, gjë të cilën ‘Djajtë e kuq’ nuk kanë arritur ta bëjnë që nga pensionimi i tij.

Sezoni 1998/1999 i Manchester Unitedit mbetet unik në historinë e klubeve angleze, pasi që është i vetmi klub që ka arritur ta fitojë tripletën. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori