Alex Song, një hap larg Milanit
Pëlqej
Alex Song është një hap larg transferimit tek ekipi i Milanit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, lojtari në ditët e ardhshme mund të jetë përforcimi i radhës për ekipin e drejtuar nga Filippo h. Mesfushori i Kamerunit, protagonist me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror, nuk është në planet e trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, i cili ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Për 27-vjeçarin është interesuar "Djalli", i cili kërkon ta afrojë në skuadër me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Tratativat mes dy ekipeve janë në një fazë të avancuar. Klubi katalanas është dakordfutbollisti të transferohet në Itali, tani mbetet vetëm që ish-lojtari i Arsenalit të gjejë akordin ekonomik me kuqezinjtë.

Momentalisht Song përfiton 5 milionë euro në sezon, shumë për arkat e kuqezinjve, që shpresojnë te vullneti i kamerunasit për të ulur pretendimet e tij. /albeu.com/



Shtuar më 10/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori