Ish-sulmuesi i Milanit,
Alexandre Pato është lidhur me një rikthim në
Itali, ku skuadra si
Genoa, Spezia dhe
Monza kanë shprehur interesim për brazilianin i cili është agjent i lirë.
Pato ka qenë pa ekip që kur u largua nga Sao Paolo në muajin gusht të vitit 2020 dhe "La Gazetta dello Sport" zbulon se ai ka vendosur ta refuzojë të luaj në Brazil për t’u rikthyer në
Itali.
Raportet tregojnë se
Genoa po e konsideron marrjen e 31 vjeçarit, derisa edhe
Monza dhe Spezia po e shohin si një mundësi të mirë ofrimin e brazilianit.
Pato i ka luajtur 117 ndeshje në Serie A në gjashtë vitet e tij te Milani mes viteve 2007-2013 dhe ka realizuar 51 gola.
Shtuar më 13/10/2020,
ora 15:28