Alexandre Pato është shprehur i gëzuar për rikthimin e tij në
Brazil. Pas transferimit nga
Milani tek
Corinthians, 23-vjeçari është në një fazë rikuperimi pas dëmtimit që pësoi kur luante te
Milani.
“Jam shumë i gëzuar për rikthimin tim në
Brazil, zgjodha këtë klub për strukturën e tij dhe për tifozët të cilët janë fenomenalë. Nuk dua të bëj një parashikim se kur do të rikthehem të luaj, jam duke punuar dhe jam i lumtur me rezultatin e arritur. Shpresoj që debutimi im me
Corinthians të jetë i mahnitshëm, do të përpiqem të fitoj respektin e klubit dhe të tifozëve”, përfundoi braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2013,
ora 10:55