Alexandre Pato, tashmë një mister
Hyri në minutën e 69′ të ndeshjes e djeshme me Barcelonën, i sapokthyer nga lëndimi që e mbajti për një kohë relativisht të gjatë jashtë fushave të lojës dhe i disati dëmtim në pak vite. Por Alexandre Pato duket se sërish do të vuaj me dëmtimet që tashmë janë bërë të zakonshme për sulmuesin brazilian të Milan.

Nuk qëndroi më shumë se 13 minuta për tu zëvendësuar sërish nga Maxi Lopez pasi sulmuesi i Seleçaos nuk u ndje mirë. Trajneri i Milan Massimiliano Allegri ka thënë se ende nuk dihet shkalla e dëmtimit por do të vlerësohet së shpejti.

Lëndimet e shpeshtaPato po e detyrojnë klubin kuqezi të kërkojë shitjen e tij në merkaton e verës dhe Paris Saint Germain i Carlo Ancelottit dhe Leonardos, personat që e sollën në Itali, janë gati ta marrin në Ligue I franceze. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori