Aliji kërkohet në Premier League
Pas kualfikimit në ‘’Euro 2016’’ dhe vlerësimit që mori në Kumanovë duket se lajmet e mira për Naser Aliji nuk ndalen këtu. Futbollisti që këtë sezon u rikthye tek Bazel dhe zgjodhi të luante për kombëtaren kuq e zi ka përfunduar në radarët e Njukasëll.

Si raporton britanikia “Chronicle Live”, shumë pranë klubit të Njukasëll, Graham Carr ka diskutuar emrat e gjetur prej tij me trajnerin Steve McClaren dhe menaxherin e klubit Lee Charnley. Mes 5 lojtarëve që synohen nga "qymyrxhinjtë" është edhe emri mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Naser Aliji.

Shtuar më 22/11/2015, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori