Aliji: Mendoj si zviceran, por jam më shumë se shqiptar!
Të shtunën kombëtarja shqiptare do të debutojë për herë të parë në një kampionat europian. Gazeta zvicerane NZZ ka botuar një shkrim për mbrojtësin e kombëtares, Naser Aliji.

“Kur më pyesnin mësuesit e mi se çfarë doja të bëhesha në jetë, gjithmonë kam thënë: Futbollist profesionist. Ndonjëherë ata më kanë pyetur se çfarë do të bëja, në qoftë se nuk mund të luaja futboll. “Nuk e di, – iu kam thënë. – Di të luaj vetëm futboll.

futboll, kujtimet e mia të para janë të lidhura që nga fëmijëria, kur isha në kopsht. Të dyja datojnë në vitin tim të 4-t të jetës dhe në kohën menjëherë pas mbërritjes në Zvicër.

Babai tashmë ishte duke punuar këtu me nënën time. Vëllai ishte dhjetë vite më i madh, ndërsa motra tetë vite para meje. Ishim të vendosur në Baden të Aargau. Ne kishim lënë qytetin tonë, Kumanovën në Maqedoni, e cila është në afërsi të kryeqytetit, Shkup. Marrëdhënia jonë është ende me këtë shtet, por si fillim jemi shqiptarë", u shpreh mbrojtësi kuqezi.

Ai u regjistrua menjëherë në FC Baden. Ata ishin larguar nga vendlindja, Kumanova e Maqedonisë, e cila gjendet në afërsi të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Të afërmit e familjes së Alijit jetojnë ende atje, por ata janë me rrënjë shqiptare, raporton "albinfo.ch".

"Unë kam tri pasaporta: maqedonase, shqiptare dhe zvicerane. Edhe kombëtarja e Maqedonisë më ka kërkuar , por me të nuk mund ta identifikoja veten. Sa më kërkoi kombëtarja shqiptare, kam vendosur shpejt. Ndihem më shumë se shqiptar, sidomos tani që luaj me ekipin kombëtar, të cilin e kisha ndjekur gjithmonë, me të gjithë familjen, në TV.

Të gjithë janë të çmendur për futbollin, sidomos vëllai im. Madje, tani kemi infektuar edhe nënën time. Kur kemi arritur në finalet e Kampionatit Europian, vendlindja e prindërve të mi ka organizuar një festë për mua. E gjithë familja dhe rreth 400 njerëz u mblodhën në një sallë. Kjo më preku. Kemi folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, sepse këto veti i kemi nga kultura shqiptare. Por, unë mendoj si një zviceran.

Disiplina është një vlerë që e kam mësuar aty dhe e vlerësoj. Edhe pse çdo vit, bashkë me të afërmit bëj vizita në Maqedoni, të paktën një here, kam shkuar edhe në shumë vende të tjera, në fund të fundit jam i kënaqur që kthehem në Zvicër. Organizimi, përpikmëria, është vendi më i mirë për të jetuar. Nuk mund ta përshkruaj se sa mirë ndjehem në këtë vend”, u shpreh Aliji.
Shtuar më 07/06/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori