E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Alisson Becker, portieri i cili e eleminoi dy herë me përmbysje Barcelonën
Liverpooli arriti ta bënte të pamundurën duke eliminuar Barcelonën në ndeshjen e kthimit të Champions Leagues.

"Të Kuqtë" zhvilluan një përformancë të jashtëzakonshme duke fituar 4-0 në "Anfield", pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

Ishte edhe një natë për t’u mos u mbajtur mend nga Barcelona që për të dytin vit radhazi eliminohen me një përmbysje spektakolare, kësaj here ishte Liverpool, ndërsa sezonin e kaluar Roma.

Por një nga lojtarët ishte pjesë e dy përmbysjeve më të mëdha që do mbahen mend gjatë në historinë e futbollit.

Bëhet fjalë për portierin Alisson Becker, që dje mbajti të paprekur portën e Liverpoolit, ashtu siç bënte me ‘romakët’ sezonin e kaluar.

"Është ndjenjë e pabesueshme. Është ëndërr. Tani kemi objektivin e qartë, ta fitojmë Ligën e Kampionëve’", deklaroi pas ndeshjes portieri brazilian.
Shtuar më 08/05/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori