Alisson ka bërë një nisje perfekte, por Klopp donte një tjetër portier tek Liverpool
Pëlqej
Portieri i Liverpool-it, Alisson Becker e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen në skuadrën angleze. Në tri ndeshjet e para, ai nuk ka pasuar asnjë gol duke marrë vlerësime nga fansat dhe specialistët, e duke ndihmuar ekipin që të marrë rezultate pozitive. Por sipas sportives spanjolle “AS”, nëse trajneri i të kuqve Jurgen Klopp do ta kishte në dorë, ai nuk do ta blinte gardianin brazilian.

Dëshira e teknikut gjerman për portën quhej Jan Oblak. Gardiani slloven luan tek Atletico Madrid dhe vlerësohet së tepërmi nga tekniku Diego Simeone. Madje ai ia ka bërë të qartë se e konsideron si pjesë të rëndësishme të projektit të tij. Gjithsesi, kjo nuk i ndaloi të kuqtë që të pyesnin për 25 vjeçarin, por operacionin për transferimin e tij nuk finalizuan.

Oblak ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, por bardhekuqtë nisur nga interesimi i klubeve të ndryshme, kanë planifikuar që t’i ofrojnë atij një kontratë të re me kushte më të mria ekonomike dhe ta dyfishojnë klauzolën shitjes.

Të ishte për Klopp, nuk do të shpenzonte 75 milionë euro për Alisson, e jo më 100 milionë euro për Oblak, pavarësisht vlerësimit. Por gafat e Loris Karius, e kthyen në emergjente zëvendësimin e tij, me një gardian që sjell më shumë garanci. Duke qenë se braziliani kushtonte më pak, ai u ble.

Image
Shtuar më 28/08/2018, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori