Alisson mbërrin në Angli
Pëlqej
Portieri i Romës, Alisson Becker, ka mbërritur në Angli për të kryer testet mjekësore para se të kompletojë kalimin në Liverpool.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti marrëveshje me Romën për blerjen e portierit brazilian për 75 milionë euro, i cili tani pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, raporton Sky Sports Italia.

Alisson sot pasdite u pa duke u nisur nga aeroporti i Romës, nga ku i falënderoi tifozët e Romës dhe tha se është koha për një aventurë të re për të. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori