Nëse kombëtarja jote humbet, kjo nuk nënkupton që je i ndaluar të festosh me
alkool, madje edhe me lojtarët kundërshtarë, pas ndeshjes. Kjo ka ndodhur me futbollistët kryesorë të përfaqësueses rumune, të cilët pas humbjes 1-4 në fushën e tyre ndaj Holandës, kanë organizuar një festë në Bukuresht, duke ftuar rivalët. Një festë, e cila është fotografuar dhe botuar nga e përditshmja "Click sport".
I pari që ka shkuar në
klub dhe organizatori i festës, ka qenë Adrian Mutu. Pas tij ka mbërritur Ciprian Marica me disa miq të tjerë, duke përgatitur edhe terrenin për futbollistët hollandezë. Ishin yjet e "tulipanëve" të ftuarit specialë të festës, pikërisht Robin van Persie, Ibrahim Afellay, Nigel de Jong dhe Klaas-Jan Huntelaar.
Mësohet se gjatë qëndrimit të tyre në
klub, saktësisht nga mesnata dhe deri në orën 04:00, janë shfrenuar duke konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Por, festa nuk ka përfunduar vetëm me
alkool, batuta, kërcim dhe një shoqëri të këndshme.
Duket se futbollistët e kombëtares rumune i kanë “nderuar” në maksimum miqtë e tyre, të cilët për hir të së vërtetës nuk patën aq respekt, duke u shënuar katër gola. Pasi ka përfunduar festa, hollandezët u drejtuan në hotel, rreth orës 04:10. Vetëm 20 minuta më pas, "rastësisht" nga një taksi zbritën dy bukuroshe, të pranishme edhe në festën e bërë në
klub, të cilat hynë në hotelin ku akomodohej Kombëtarja hollandeze. Me taka të larta dhe pak të dehura (ose duhet të bënin si të tilla), ato u ngjitën në dhomat "e programuara".
Edhe pse mund t’u lejohej një festë pas asaj fitore të rëndësishme në Rumani, pa diskutim që nuk u lejohej me parametra të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012,
ora 10:44