Allegri afër largimit, Juventuss gjen zëvendësuesin e 51-vjeçarit
“Jam mirë te Juve! Kam edhe një vit tjetër kontratë dhe kemi objektiva të rëndësishëm për të arritur”, ka thënë Allegri, kur është pyetur mbi një largim të mundshëm nga bardhezinjtë në fund të sezonit.

Gjithsesi, pasditen e sotme është “Sportmediaset”, që raporton se këto janë muajt e fundit të Max Allegrit në krye të Juventusit. Tashmë është vendosur, që në fund të këtij sezoni 51-vjeçari do i japë fund eksperiencës së tij në Torino.

Në fakt, largimi i Allegrit ishte parashikuar që verën e kaluar, por me ardhjen e Cristiano Ronaldos, shpresat u rritën për një triumf në Champions.

Tashmë, është data 12 mars kur do të luhet sfida e kthimit ndaj Atleticos, takim që do të vendosë shumë edhe për fatet e Allegrit.

Nëse edhe këtë sezon në Torino nuk sillet kupa me veshë të mëdhenj, Allegri do të jetë i pari që do largohet, bashkë edhe me disa emra të tjerë në ekip. Emri më i lakuar për të zëvendësuar teknikun, është ai i Zinedine Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori