Allegri: Barcelona ka një lojtar që ndryshon çdo gjë
Pëlqej
Allegri foli mbrëmë në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. Italiani ia la fajin organizimit të ekipit të tij duke i cilësuar si të përgjumur në momentin kur katalanasit kundërsulmonin.

“Ne luajtëm një gjysmë të mirë të parë, por kur luani këto lojëra ju duhet t’i shfrytëzoni shanset tuaja, – u tha Allegri gazetarëve.

"Ne nuk e bëmë këtë dhe u dënuam në fund të pjesës së parë. Për ironi, ne pranuam tre gola nga kundërsulmet, por ky ishte gabimi ynë më i keq, sepse duhej të mbeteshim kompaktë pas golave ​​të Barcelonës. Natyrisht, Barcelona ka një lojtar që mund të ndryshojë fatin e çdo ndeshjeje, por ne duhet ta kishim bërë më mirë detyrën në gjysmën e dytë të ndeshjes. Ju nuk mund të prisni që të vini këtu dhe të dominoni ndeshjen, ndaj duhet të luanim më mirë në një nivel mendor, gjithmonë duke u përpjekur të qëndrojmë në lojë, edhe kur gjithçka duket e vështirë. Nëse lëshoni hapësira për Messin, ju do të dënoheni” përfundoi tekniku italian. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori