Allegri befason me formacionin ndaj Man Utd
Skuadra e Juventusit do të luajë sonte në mbrëmje përballë ekipit të Manchester United në ndeshjen e kthimit në “Allianz Stadium”. Në këtë takim priten mungesa të rëndësishme për Juventusin duke fillkuar nga Cancelo, Matuidi, Xhan dhe Mandzukiç. Trajneri Allegri pritet ta nisë ndeshjen me formacionin 4-3-3.

Në portë Szczesny. Në mbrojtje Bonuçi, Chiellini, Sandro dhe ka balotazh mes Cancelo dhe De Sciglio. Në mesin e fushës Khedira-Pjaniç dhe Bentancur. Ndërkohë që në repartin ofensiv do të vendoset Dybala-Ronaldo dhe Cuadrado. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori