Allegri bën rotacione, ndryshon skemën kundër Interit
Pëlqej
Juventusi pritet të startojë me Paulo Dybala dhe Douglas Costa në Derby d'Italia ditën e shtunë kundër Interit, me një formacion 3-5-2 ose 4-3-3.

Giorgio Chiellini, Mattia De Sciglio dhe Stefano Sturaro janë të dëmtuar, por Max Allegri do të bëj ndryshime pas dy ndeshje zhgënjyese kundër Crotones dhe Napolit.

Me vetëm një pikë nga dy ndeshje, diferenca tyre në krye të tabelës është ngushtuar në një pikë dhe ka katër ndeshje për të luajtur.

Sipas raportimeve të fundit, Dybala dhe Douglas Costa mund të startojnë që nga fillimi i formacionit me një skemë 3-5-2, megjithëse mund të mbetet edhe 4-3-3.

Andrea Barzagli është lojtari për të zëvendësuar të lënduarin Chiellini.

Besohet se Mario Mandzukic do të bashkohet me Gonzalo Higuain në sulm me Juan Cuadrado një mundësi të mirë në të djathtë.

Mesfusha do të përbëhet me Sami Khedira, Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori