Allegri braktis Juventusin, dy francezë kandidat për stolin
Po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për largimin e trajnerit Masimiliano Alegri në fund të këtij sezoni nga stoli i Juventusit.

Dhe që tani po lakohen emrat e kandidatëve për të zënë vendin e tij.

Dy janë kandidatët kryesorë dhe të dy vijnë nga Franca.

Sipas asaj që bën me dije "Fox Sport", trajneri Alegri pritet ta mbyllë para kohe kontratën e firmosur deri në qershor të vitit 2020 me Juventusin, pasi e presin në Premier League klube si Çelsi apo Mançester Junajtid.

Juventusi po merr masat dhe në rast largimi të Alegrit, do të hidhet në sulm për Zinedine Zidane, por në konsideratë do të merret edhe kandidatura e Didier Deshamp.

I dyti e ka drejtuar Juventusin në sezonin 2006-2007, duke e rikthyer në Serinë A, në vitin pas skandalit të Calçopolit.
Shtuar më 26/02/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori