Allegri dëshiron të marrë drejtimin e Arsenalit
Sipas Daily Mirror, trajneri i Juventusit është duke e marrë në konsideratë të ardhmen e tij në Torino, derisa edhe Arsenali e preferon atë si zëvendësim adekuat për Arsene Ëengerin e larguar.

Arsenali e ka në listën e ngushtë Allegrin për pankinën e tyre dhe ata besojnë që menaxheri i ri do të jetë i lumtur me strukturën menaxheriale të klubit që funksionon pak a shumë si ajo e Juventusit.

Allegri tani po shikohet se trajner më i mundshëm se ish trajneri i Barcelonës Luis Enriques, i cili ka kërkuar pagë për 15 milionë paund, gjë që është mohuar menjëherë nga Arsenal.

Besohet që Allegri do ta pranojë këtë pozitë edhe për 12 milionë paund pasi paguhet shumë më pak nga Juventusi. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori