Allegri drejt ekipit të madh europian
Pasi fitoi titullin me Juventusin, Massimiliano Allegri ka njoftuar se nuk do të drejtoj më skuadrën bardh e zi.

Por tekniku italian është duke kërkuar të drejtojë një skuadër të madhe, dhe mund të jetë PSG e ardhmja e tij, shkruan Indeksonline.

Allegri është takuar me Mino Raiolan në Londër dhe sipas mediave angleze ai është shumë afër skuadrës parisiene.

Më pas, ky i fundit ka takuar krerët e PSG dhe Chelseat.

E gjitha, një skenar që mund të shohë Tuchel në stolin e bluve dhe Allegrin te stoli i kampionëve të Francës, jo më kot Pjanic është kërkuar pikërisht nga skuadra e Parisit. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori