Allegri: Dybala për "Topin e Artë", Interi ...
"Nesër do të jetë një ndeshje e bukur. E dimë forcën e Interit, por është një takim që vlen vetëm tri pikë, sikurse ndaj Crotones. Pritet një derbi i bukur, ndaj një skuadre me shumë potencial që sezonin e ardhshëm do të jetë pretendent për të fituar titullin"
Kështu e prezanton ndeshjen ndaj zikaltërve Massimiliano Allegri.

Përplasja me Dybalan për trajnerin bardhezi është cështja e mbyllur, madje Allegri sheh te argjentinasi cilësitë e një futbollisti të aftë për të fituarTopin e Artë”.

“Kur një trajner vendos të zëvendësojë një lojtar, ka arsyet e tij. Dybala po luan sezonin e tij të dytë te Juventusi. Në vitin e parë nuk i kërkuam asgjë, por tani është nën vëzhgim cdo të dielë. Po ecën në rrugën e një lojtari të madh dhe mund të fitojë Topin e Artë.”
Shtuar më 04/02/2017, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori