Allegri e mbyll me Juventusin, në fund të sezonit vjen një francez
Massimiliano Allegri ka vendosur të largohet nga Juventus këtë verë.

Është Pierpaolo Marino, ish-drejtor sportiv i Napolit, Udineses dhe tani Atalantës që e ka thënë këtë, duke parashikuar lëvizje interesante në Torino.

"Allegri nuk do të qëndrojë në Juve, por do të jetë zgjedhja e tij për të lëvizuar", ka thënë Marioano.

"Ata tashmë e kanë zgjedhur Didier Deschmaps për ta zëvendësuar atë".

Për Deschamps, do të ishte një rikthim te Juventus, i cili ishte lojtar dhe trajner i kësaj skuadre në të kaluarën.

Deschamps aktualisht drejton Francën, me të cilën kombëtare vitin e kaluar fitoi Kupën e Botës.

Shtuar më 23/03/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori