Allegri elozhe Berishës: E njihnim Del Pieron, por ky doli më i rrezikshëm
Pëlqej
Besart Berisha mahnit edhe trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Pas fitores 3-2 të bardhezinjve në ndeshjen përballë A-League All Stars, për të cilin luajtën në sulm Alex Del Pieron dhe Besart Berishën, tekniku italian nuk i kurseu elozhet për kosovarin që ka luajtur me Kombëtaren shqiptare.

"Natyrisht, ne e dinim për Del Pieron, sepse e njihnim mirë. Por, Berisha luajti shumë mirë. Ai ishte rrezik i madh për ne", ka deklaruar Allegri pas ndeshjes.

Sulmuesi kosovar që prej tre vitesh aktivizohet në Australi, ka shkëlqyer në këtë takim miqësore. Sipas Alegrit, për Juventusin më i vështirë për t’u ndalur ishte Besart Berisha, sesa legjenda bardhezi, Del Piero.

"Ndihem shumë mirë pas këtyre komenteve të trajnerit italian. Kur dëgjon këto fjalë, nuk ke si të mos ndihesh mirë", deklaroi Berisha i pyetur pas komenteve të teknikut juventin.

Sulmuesi nuk kurseu të bënte shaka, duke iu referuar faktit se ekipi Kombëtar që ai përfaqëson ka në krye një trajner italian. "Në Shqipëri kemi si trajner një italian (Gianni De Biasi). Ndoshta kjo është arsyeja pse Allegri më bëri elozhe", u shpreh duke qeshur Berisha për mediat australiane. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori