Allegri: Eshte rradha e Patos
Nga mungesa e Ibrës te rikthimi i Patos; nga asi nën mëngë Robinjo te një Milan-Juventus që vlen shumë, por që nuk është vendimtare. Masimiliano Alegri ka komentuar pragsfidën me bardhezinjtë.

“Skualifikimi i Ibrahimoviçit? Duhet pranuar pak a shumë me qetësi ky vendim. Pato është gati, Boateng dhe Maksi Lopezi nuk do të luajnë”. Trajneri i Milanit u përgjigjet kështu pyetjeve në lidhje me skualifikimin e suedezit dhe për sulmuesit e disponueshëm për Juventusin.

“Duhet vetëm të mendojmë që ta përgatisim sa më mirë sfidën. Skuadra jonë është e fortë, edhe pse më vjen keq që do të mungojë Zlatan. Pastaj, më vjen gjithashtu keq, që nuk do luajnë as Akuilani, Flamini, Gatuzo dhe të dëmtuarit e tjerë. Do të ishte bukur sikur t’i kisha të gjithë në dispozicion. Por, gjithsesi, skuadra është gati për të bërë një ndeshje të rëndësishme”. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2012, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori