Allegri flet për eleminimin dhe të ardhmen: Presidenti di gjithçka
Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka analizuar eliminimin e Juventus-it nga Champions League pas takimit të humbur 2-1 kundër Ajax-it.

"Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, edhe pse kemi bërë disa gabime kur kishim topin. Futbolli është i pamëshirshëm. Pasi pësuam atë gol aksidental kemi patur frikë dhe nuk kemi luajtur si duhet në pjesën e dytë. Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin", ka thënë trajneri i bardhezinjve për "Sky Sport Italia".

Në lidhje me dëmtimet: "Kur arrin në çerekfinalet e Champions-it është mirë të kesh sa më shumë alternativa që të jetë e mundur, sepse këto përballje vendosen nga detajet, zëvendësimet dhe lojtarët që ke në stol".

"Kemi patur shumë lojtarë me probleme fizike dhe dy ndeshjet kanë qenë vetëm një javë larg. Kishim një lojtar të ri si Kean në pjesën e dytë dhe kjo i dha më shumë kohë De Jong-ut që të mbante topin në këmbët e tij dhe Ajax-i mori kontrollin e lojës".

Për të ardhmen: "I kam thënë presidentit se do të qëndroj. Do të ulemi me klubin dhe do të mendojmë për të ardhmen", ka përfunduar Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori